Në vijim të turit ekletoral, në kuadër të zgjedhjeve të 25 Qershorit, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Nuri Belba zhvilluam një takim fantastik në Prrenjas, ku i pranishëm ishte edhe ekipi i kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Elbasanit.

Unë jam shumë i keqardhur, që gjithë mbështetja që Edi Rama i ka dhënë bashkisë së Prrenjasit ende nuk ka duk. Gjithë fondet që Rama i ka dhënë bashkisë së Prrenjasit, Mirandës, ende këtu nuk janë vënë në punë.

Ende Rilindja Urbane nuk po bëhet ashtu siç duhet, sepse fondet janë në bashki dhe ende nuk janë vënë në punë. Unë jam shumë i keqardhur për investimin dhe besimin që i dhamë në 2015, sepse donim që bashkia siç keqeverisej deri në 2015, të mos vazhdonte më të ngelej mbrapa.

Të jeni të sigurt që, të gjithë bashkë, ne do fillojmë ndryshimin e madh. Unë jam shumë i keqardhur që pushteti këtu në Prrenjas nuk konsiderohet si pushteti i qytetarëve, i Prrenjasit, por konsiderohet si pushteti i një grupi të vogël njerëzish. Sot ka ardhur dita që të bashkohemi të gjithë bashkë.

Në gjithë këto ditë fushate këtu në Prrenjas, pafund është numri i demokratëve të cilët kanë vendosur të vijnë të na bashkohen. Unë dua t’u bëj thirrje, që nuk ka asnjë arsye që të mos bashkohemi të gjithë bashkë në Partinë Socialiste.

Unë sot këtu nga Prrenjasi dua t’i bëj thirrje çdo kryetari bashkie, i kujdo partie: Mos guxo të bësh presion me ndihmën ekonomike, sepse ajo është instrument për familjet në nevojë. Ne ua hoqëm ndikimin kryetarëve të Bashkive, dhe është ministria ajo që mundësoi që fondi i ndihmës ekonomike të jetë tre herë më i madh se ai që ishte në 2015.

Ne do vazhdojmë ta kemi në vëmendje këtë pjesë dhe janë pafund fondet që ne kemi e presim. Të jeni të sigurt që bashkë me Edi Ramën do i qëndrojmë te koka të gjitha projekteve të Rilindjes Urbane për qytetin e Prrenjasit. Do e bëjmë Prrenjasin si Tiranën, Elbasanin e Librazhdin. Nuk heqim dorë kurrë nga Prrenjasi.

Më lejoni t’u them të gjithë minatorëve, se Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dhënë fjalën para jush se me mbledhjen e kuvendit të ri, do të miratojmë Statusin e Minatorit. Infoelbasani.al

loading...