Loading...

Postimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla:

Takime të shumta me drejtues të lartë të Japonisë, duke filluar më Kryetarin e Parlamentit zotin Tadamori Ōshima, i cili u shpreh se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare: “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi, si edhe do të mbështes kërkesën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Në takimin me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të partisë së Kryeministrit Shinzo Abe diskutuam mbi zgjerimin e fushave të bashkëpunimit. Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhenieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Gjithashtu një takim tepër të rëndësishëm zhvilluam edhe në Agjensinë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar JICA me drejtuesit më të lartë të saj. Duhet të përfundojmë projektin e madh të financuar nga JICA për kanalizimet në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu kërkuam mbështetjen e kësaj agjensie për dy projekte të reja sikurse janë Parku Kombëtar i Divjakës dhe Parku i Krastës në Elbasan.

Projekti “Kodra e Jetës” në Kodrën e Krastës në Elbasan përfshin pyllëzimin e plotë të “mushkërisë” së Elbasanit dhe shndërrimin e saj në një park të mirëfilltë me fusha sportive, mjedise çlodhëse, kënde lojrash. Gjithashtu ky projekt që shpresojmë do të financohet nga Japonia, përfshin edhe rivitalizmin urban të zonës informale të zonës përreth Kodrës së Krastës, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, si dhe sistemimin e pritave përgjatë Shkumbinit duke i shndërruar edhe ato pjesë të cirkuitit të Parkut.

Loading...
Loading...
Loading...