Loading...

Sekretari i Partisë Socialiste, dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan Taulant Balla, ka prezantuar sot emrat e kandidatëve për kryetar në bashkitë e qarkut Elbasan.
Balla shoqërohej nga 7 deputetët socialistë të këtij qarku kur kandidatët janë prezantuar në radhë.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara për zgjedhjet e qershorit të këtij viti do të ketë disa ndryshime. Kështu largohet kryetari aktual Qazim Sejdini dhe në vend të tij do të kandidojë prefekti aktual Gledian Llatja.
Ndryshime ka edhe në bashkinë e Gramshit ku kryetarja aktuale Luljeta Dollani do ia lërë vendin Kryetarit të Partisë Socialiste të kësaj Bashkie Klodian Taçe. Por si në rastin e bashkisë Elbasan ashtu edhe atë Gramsh, ish kryetarët premtuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me kandidatët.
Në bashkinë Prrenjas do të kandidojë Nuri Belba, në bashkinë Cërrik Saimr Salla ndërsa rikonfirmohen si kandidatë Kastriot Gurra për Prrenjasin dhe Arif Tafani për Belshin.
Sa i përket Peqinit e cila aktualisht qeveriset nga PDIU, Balla u shpreh se ende kryesia nuk ka vendosur nëse do mbetet i njëjti kandidat apo tjetër nga PS.
I pyetur nëse i shihte të mundshme zgjedhjet e qershorit pas situatës së krijuar nga porotesta e opozitës Balla u përgjigj se dua ti them popullit të qarkut Elbasan se zgjedhjet në të gjithë qendrat do të zhvillohen normalisht qytetarët do bëjnë dallimin mes atyre që punojnë cdo ditë për të cuar në rrugën Evropiane Shqipërinë një grushti politikanësh të korruptuar që kanë bërë gjithcka për ta penguar.

loading...
Loading...
Loading...