Gjatë takimit që zhvilluam me qytetarë të Cerrikut, jo pa qëllim kisha ftuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini, pikërisht për t’i dhënë Bashkisë së Cerrikut një shembull të mirëqeverisjes vendore.

Duhet t’i japin mundësinë Kryetarit të Bashkisë së Cerrikut që ta marrë shembull sepse nuk është duke e bërë punën mirë. Punët në Cerrik vazhdojnë të ecin ngadalë dhe për këtë nuk e ka fajin qeveria e cila ka miratuar fonde si për Cerrikun ashtu edhe për Elbasanin dhe Tiranën.

Po një kryetar bashkie duhet të harrojë partinë nga vjen e duhet t’i shërbejë qytetarëve pa asnjë dallim qofshin të majtë apo të djathtë, sepse bashkia është e qytetarëve dhe kryetari ka detyrë t’u shërbejë atyre.
Duhet t’i japim fund kohës kur bashkia ishte një institucion ku punësohen në radhë të parë gjithë fisi, pastaj gjithë krushqia e fisit. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, sepse Bashkia e Cerrikut është bashkia në radhë të parë e popullit të Cerrikut, por sigurisht dhe e socialistëve të Cerrikut, të cilët në 2015 i dhanë mundësinë këtij qyteti që t’i bashkangjitej trenit të ndryshimit në drejtimin e duhur.

Janë sërish socialistët e Cerrikut që do t’i bashkëngjiten fitores së madhe të 25 Qershorit, për ta bërë edhe më të jashtëzakonshme e për t’i garantuar Edi Ramës të qeverisë i vetëm.

loading...