Loading...

Përfundon sfida, Barcelona merr tre pikët por humbet përsëri Messin (VIDEO)

Barcelona ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Villarreal, në “Camp Nou”, me rezultatin 2-1.

Golat janë shënuar të tre në pjesën e parë, ku serinë e golave e hapi Griezman dhe më pas katalanasit dyfishuan me supergolin e Arturo. Villarreal hapi ndeshjen në minutën e 44 me Cazorlën.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve dhe tashmë renditet në vendin e katërt. Ndeshja e radhës është me Getafen në transfertë, ndërsa Villarreal do të presi Betis në shtëpi.

Katalanasit edhe pse morën tre pikët në ndeshjen e sotme, dëmtimi i Messit në minutën e 46′, ia humbi shkëlqimin fitores. Ylli argjentinas u zëvendësua nga Dembele dhe pritet nga stafi mjeksorë shkalla e dëmtimit.

Loading...
Loading...
Loading...