Loading...

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës dhe më pak se 24 orë pas publikimit të përgjimeve të gazetës Bild, kryedemoktari Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

Lideri i opozitës u shpreh se përgjimet e gjermanes kanë faktuar vjedhjen e votave. Basha foli për aleancën krim-rilindje, duke u shprehur se Rama ka përdorur çdo mjet të paligjshëm për vjedhjen e votave.

Ai tha se do të jetë e afërt dita kur policët, deputetët e ministrat do të ndëshkohen. “Sandër Lleshaj, vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Edi Ramës shkëlqen me shërbim e tij teksa nxit vëllavrasjen, dhunimin dhe persekutimin mes shqiptarëve.

Secili prej jush nga Ardi Veliu deri tek Roland Hasa me shokë edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është Bardh Spahia do jetë njëri prej jush. Në qelinë ku ndodhen nëna e baballarë do të jeni ju”, deklaroi Basha.

Deklarata e plotë e Bashës

Praktikisht janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama në të gjithë venditn. Ky është përfundimi që i madh e i vogël nxjerr nga përgjimet e Bild. Na kanë dëshmuar në detaje skemën e metodat e kësaj vjedhje. Kupola e PS nuk ka bërë asnjë dallim.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, me vrasës, grabitës. Kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për të vjedhur votën. Kanë blerë vota me para në dorë, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur çdo mjet është përdorur pa asnjë kufizim. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild, është aleanca krim rilindje ka përdorur gjithë administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtues në punonjës.

Në vjedhjen e zgjedhjeve aleanca krim rilindje ka përfshirë të gjitha nivelet partiake e shtetërore. Mbi të gjitha Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Cdo gjë është bërë me diktimin e tij. Është Rama që ka bërë bashkë këtë lukuni personazhesh.

Në Dibër policët u kanë garantuar hapur kriminelëve se mund të mbillnin drogë nëse sillnin vota. Nuk është rastëtsi që Habiljat raportojnë shifrat që fnanconin për fushatën e PS.

Biznesi është në kolaps dhe të vetmit që bëjnë hajër janë ata që janë të lidhur me drogën.

Këto pasoja do të jenë akoma më të rënda nëse nuk e ndalim tani këtë makineri kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Dua t’i them atij dhe të tjerëve, asgjë nuk do të harrohet, asgjë nuk do të tolerohet gjithçka do të ndëshkohet.

Asnjë marrëveshje për daljen e Shqipërisë nga kriza nuk do të arrihet nëse ata që kanë vjedhur votat nuk do të ndëshkohen.

Dua të them dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës: Edi Rama nuk do t’u mbrojë dot më, nesër do ta provoni në palcë drejtësinë.

Ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Ramës le ta dinë që ai nuk iu mbron dot më, kur dhunoni njerëz mos harroni nesër do ta provoni në palcë forcën e drejtësisë. Sandër Lleshaj, vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Edi Ramës shkëlqen me shërbim e tij teksa nxit vëllavrasjen, dhunimin dhe persekutimin mes shqiptarëve.

Secili prej jush nga Ardi Veliu deri tek Roland Hasa me shokë edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është Bardh Spahia do jetë njëri prej jush. Në qelinë ku ndodhen nëna e baballarë do të jeni ju.

Ajo pjesë e policisë, prokurorisë administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme. Në Shqipëri nuk do të ketë më të fortë në rrugë, politikë e institucione. Tanë është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Ju ftoj të jeni nesër në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë.

Loading...
Loading...
Loading...