Loading...

Belshi me liqenet e shumta karstike dhe mrekullitë e shumta natyrore që gjen kudo në zonën e Dumresë e kanë kthyer atë në një ndër grishjet më të forta turistike.
Në prag të kësaj fundjave maji plot diell e kaltërsi në mënyrë simbolike u bë çelja e sezonit turistik, me synimin për të mikpritur sa më shumë vizitorë nga të katër anët e botës dhe padyshim edhe nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Arif Tafani , Kryetar i Bashkisë Belsh me rastin e çeljes së sezonit turistik u shpreh mjaft optimist dhe i bindur se suksesi do të jetë i padiskutueshëm.


Gjatë dy-tri viteve të fundit kemi rritje të paimagjinueshme të zhvillimit të të turizimit në Belsh .Në tre vitet e fundit me investime strategjike të qeverisë dhe bashkisë, por dhe donator të ndryshëm është transformuar pamja e qytetit dhe e të gjithë fshatrave të Njësive Administrative të bashkisë së Belshit.
Vetëm gjatë vitit 2019 nga periudha janar- prill kemi 15 mijë turistë më shumë se një vit më parë dhe kjo tregon se Belshi dhe rrethinat e tij janë kthyer në një atraksion turistik mjaft i rëndësishëm.

Ne theksoi kryebashkiaku i Belshit ,Arif Tafani kemi punuar në shumë fusha, por tani jemi fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit në të gjithë hapësirën ku shtrihet bashkia.Shpresojmë që mbështetja në investime e Qeverisë Rama të jetë po kaq e fuqishme edhe në të ardhmen.
Ju siguroj që çdo vizitor që vjen për herë të parë në në qytetin e Belshit do të dashurohet marrëzisht të dhe do ta ketë përjetësisht në zemrën e tij si një kujtim që i jep pozitivitet jetës së tij.Kështu që fundjava e parë e muajit Maj të çdo viti është menduar të shënojë çeljen e sezonit turistik në Belsh.Shpresojmë dhe jemi besim plotë që ky vit dhe të gjitha vitet që vijnë do të jenë mjaft të begata për turizmin në Belsh.Sivjet e nisëm modestisht , por në të ardhmen besojnë se bujë do bëjë vetë puna nē sektorin e Turizmit në Belsh.

Ndërkohë me qindra nxënës të shkollave tē Mesme në Bashkinë e Belshit dhe studentë të Sporteve nga Universiteti “Marin Barleti” me rastin e çeljes së sezonit turistik në Bashkinë e Belshit kanë orgonizuar një aktivitet të përbashkët të titulluar “Turizëm Sportiv në Liqenet Karstike të Belshit “.Artan Shyti, Zv.Rektori i “Marin Barletit i pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Belsh e cilësoi mjat të rëndësishme pjesmarrjen e studentëve të sporteve në këtë event dhe në një mundësi ideale për promovimin e liqeneve karstike dhe mrekullive natyrore të kësaj zone.

Loading...
Loading...
Loading...