Loading...

Bashkia Belsh ka njoftuar sot përfundimin e sistemimit dhe asfaltimit e rrugëve të fshatit Grekan.
Sipas Bashkisë në këtë fshat janë asfaltuar 9.6 km rrugë duke zgjidhur kështu një nga problemet më shqetësuese të banorëve të këtyre fshatrave të cilët i kishin kërkuar bashkisë dhe deputetëve që të asfaltoheshin rrugët sa më parë.
Deri më tani Bashkia Belsh ka njoftuar përfundimin e asfaltimit të rrugëve të brendshme në 8 fshatrat e saj.
Por premton se brenda mandatit do të asfaltohen rrugët e të gjithë fshatrave të tjerë.
Në fakt pasi janë njohur me këto projekte të bashkisë mjaft banorë të fshatrave të tjerë kanë ngritur shqetësimin se kur do tu vijë radha e tyre.
Por me këtë njoftim bashkia duket se sqaron të gjithë mosbesuesit.

Loading...
Loading...
Loading...