Loading...

 

Bashkia Gramsh fton qytetarët që të mbajnë pastër qytetin, dhe ndodh e papritura gjatë ditës së sotme.

Qindra qytetarë, nxnës , të rinjë, punonjës institucionesh, intelektualë etj, i janë bashkuar si rrallëherë kësaj thirrje dhe kanë kontribuar në pastrimin e qytetit.

Gramshi njihet si një nga qytetet më të emancipuara dhe me qytetari në Shqipëri, megjithatë edhe ai ka nevojë që të përmirësojë ambientin përreth.

Por ajo që bie më shumë në sy është solidariteti që e karakterizon këtë qytet.

Ja thirrja e bashkisë:

Të nderuar qytetarë!
Krenohemi me faktin se qyteti ynë radhitet një ndër qytetet më të pastër në Shqipëri! Por së bashku mund të bëjmë më shumë. Ditën e premte datë 27 shtator, ora 10.00, Ju ftojmë t’i japim jetë nismës:
“PËR NJË QYTET MË TË PASTËR”.
Si të bëhesh pjesë e aksionit:
➢ Zgjohu në mëngjes dhe vishu sportiv.
➢Pajisuni me qese plastike dhe doreza
➢Organizohu me komunitetin dhe sëbashku pastroni pallatin, rrugën, lagjen, fshatin, qytetin, ku ju jetoni, punoni e pushoni.
Nesër në orën 10:00, të gjithë sëbashku për një qytet më të pastër!

Dhe ja çfarë deklaron kryebashkiaku Klodian Taçe sot:

I lumtur që thirrjes tonë për pastrimin e ambientit ju bashkuan dhjetra nxënës, punonjës të institucioneve, qytetarë dhe shumë banorë të zonave përreth. Kjo nismë nuk ishte vetëm një mesazh për mbajtjen pastër të natyrës por edhe një thirrje drejtuar të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat mjedisore.
Mos ja humbisni ngjyrat natyrës sepse ngjyrat janë buzëqeshja që natyra na ofron çdo ditë.
Një falënderim të veçantë për secilin nga ju që u bë pjesë e nismës. Falenderoj edhe ata që ditën e sotme nuk u bashkuan grupeve vullnetare dhe shpresoj që të bëhen pjesë në nismat e tjera.
Ne sot treguam vullnetin dhe dëshirën për të qënë së bashku në sfidën ndaj dëmit që i shkaktohet natyrës.
Të gjithë bashkë mund të bëjmë ndryshimin.

 

Loading...
Loading...
Loading...