Loading...

Nga Aldo Kozarja

Zbatimi i planeve të reja të menaxhimit të mbetjeve dhe hartimi i një strategjie 4 vjeçare për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, ishin çështjet e diskutuara mes kryetarit të bashkisë z.Andis Salla dhe perfaqësuesve të GIZ Albania në takimin e zhvilluar në Bashkinë Cërrik. Bashkia jonë është përfshirë për herë të parë së bashku me 6 bashki të tjera në këtë projekt të GIZ Albania. Ulja e kostove, ofrimi i kryerjes së shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë, grumbullimi i deferencuar i mbetjeve do jenë në fokus të këtij projekti të përbashkët me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).#prioritete2019
Infoelbasani

Loading...
Loading...
Loading...