Loading...

 

Bashkia Cërrik mban premtimin për veterantët e LANÇ. Bëhet fjalë për ndërtimin e lapidarit të Batalionit të Dumresë.

Ja çfarë shkruan Bashkia Cërrik:

Ndërtimi i lapidarit të batalionit të Dumresë është sfida e radhës. Kjo sfidë vjen me kërkesë të pasardhësve të veteranëve të LANÇ. Bashkia Cërrik tashmë ka shpallur prokurimin për projektin dhe nga një komision i veçantë me pjesëtarë dhe përfaqësues të organizatës së veteranëve të qytetit do të përzgjidhet projekti fitues nga të paktën tre pretendentë. Festa këtë vit do të na gjejë me lapidarian e ri në nderim të të rënëve për liri.

Loading...
Loading...
Loading...