Loading...

 

Vetëm pak javë më parë kryebashkiaku i bashkisë Cërrik,  Altin Toska zhvilloi një ceremoni martese në sheshpushimin e liqenit të HEC Banjë. Por kjo pikë, sa e bukur dhe e frekuentuar, është kthyer edhe në vend depozitimi të plehrave apo mbeturinave të çdo natyre të krijuara nga ata që vizitojnë liqenin. Shumë keq. Edhe një liqen i ri u ndot kaq shpejt.

Megjithatë ka një sensibilizim si institucional nga bashkitë Gramsh e Cërrik, ashtu edhe nga qytetarët. Në kuadër të Ditës së Tokës, punonjës të bashkisë Cërrik, qytetarë, të rinj dhe intelektualë, ishin sot për të pastruar këtë vend të mrekullueshëm. Dhe gjeton jo pak, por 3 ton mbetje.

Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Altin Toska:

 

Në kuadër të aktiviteteve që i paraprijnë ditës ndërkombëtare të tokës, Bashkia Cërrik organizoi sot pastrimin e shesh pushimit të HC Banjë.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë z. Altin Toska, përgjegjësi i shërbimeve, përfaqësues nga Prefektuara e Qarkut Elbasan, nxënës të shkollave të mesme të bashkisë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Shesh pushimi i kthyer në një vënd atraktiv për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme shpesh lihet i papastër nga vizitorët e tij.

U pastruan rreth 3 ton mbetje si dhe nga ana e bashkisë u vendosën 2 kosha dhe do të bëhet grumbullimi periodik i mbetjeve, duke kërkuar mirëkuptim nga vizitorët në hedhjen e mbetjeve brënda koshave. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...