Loading...

 

Bashkia Cërrik vazhdon të promovojë lloje të ndryshme të turizmit në territorin e saj. Pas ekspozimit të monumenteve kulturore dhe historike dhe monumenteve të natyrës, së fundmi është duke promovuar edhe turizmin kulinar.

Kështu Bashkia Cërrik i bën jehonë gatimeve në Bar Restorant Bashkim Belshit që ndodhet ne Shtermen, NJA Gostime.
“Menuja e restorantit nderthuret midis tradicionales dhe modernes. Ju ftojme te vizitoni ambjentet komode dhe gatimet e vecanta”, citon Bashkia Cërrik.

Ky institucion mendon se një nga pikat e forta për të tërhequr turistët janë gatimet tradicionale dhe bio të zonës. Dhe në fakt Cërriku, Sulova dhe fshatrat përreth janë të njohura për gatime të shijshme. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...