Loading...

Bashkia Elbasan njofton të gjitha subjektet (lokale nate) që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytet, kryesisht përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” dhe rrugës “Rinia” në lgj.”V.Xhuvani” (zona universitare), se në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr.44 datë 30.4.2015 “Kodi i Proçedurave Administrative i R.SH.” si dhe të ligjit nr.9774 datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”,(i ndryshuar), ka vendosur të pezullojë nga data 1.09.2019 dhënien e lejes “non stop” ditore /vjetore deri në një vendim të dytë.

Vendimi është marrë pas ankesave nga ana e qytetarëve për zhurma ( muzikë ) tej normave, edhe pas orarit të përcaktuar.
Bashkia Elbasan u ka lënë një afat prej 2 (dy) javësh subjekteve të njihen me vendimin, ndërsa pas këtij afati do të aplikohen sanksione të parashikuara në ligj.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

BASHKIA ELBASAN

Loading...
Loading...
Loading...