plani rreg

Loading...

Bashkia e Elbasanit ka zhvilluar dëgjesën e katërt publike për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në këtë dëgjesë është diskutuar për draft-projektin e rrugëve të qytetit të Elbasanit, rrugëve kryesore, unazave, hyrje-daljet në qytet dhe për rëndësinë që ato kanë pasi lidhen me arteriet kryesore dhe rrugët dytësore dhe zgjidhja e saktë e tyre parashikohet të ketë ndikim shumë të madh në zhvillimin e territorit të Bashkisë Elbasan.

Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Elbasan përbëhet prej tre dokumentave bazë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit; Strategjia e Territorit, Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja e Planifikimit.

Tashmë Bashkia e Elbasanit, e cila në hartimin e Planit të Përgjithshëm vendor mbështetet nga USAID, i ka kaluar të gjitha fazat e miratimit ligjor të Strategjisë së Territorit. Është kaluar kështu një hap shumë i rëndësishëm dhe ky dokument ndodhet në KKT për miratim.

Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e katërt publike, Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini ftoi qytetarët, grupet e interesit, përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të bëhen pjesë aktive e këtij plani. Sejdini tha se vetëm të gjithë së bashku do të arrijnë objektivin tonë për një qytet të zhvilluar konkurues e dinjitoz.

Sejdini shtoi më tej se iniciativa për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor nuk ka ardhur vetëm si një pjesë e detyrimit ligjor, por kjo iniciativë është parë si nevojë e Bashkisë Elbasan për instrumenta largpamëse që do të udhëheqin zhvillimin e territorit gjatë viteve në vijim. Në këtë mënyrë, tha ai, ne synojmë të garantojmë rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, rritje që do të vijë nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe përmes kthimit të kësaj Bashkie në një vend tërheqës për biznesin dhe një vend konkurues dinjitoz në rajon.

Loading...
loading...
loading...
Loading...