Loading...

Bashkia e Gramshit po vazhdon investimet në infrastrukturë në mjaft fshatra të njësive të saj administrative.
Po punohet njëherësh në disa fronte për ti paraprirë stinës së vështirë të dimrit.
Aktualisht mjetet e bashkisë janë përqëndruar në aksin Gramsh-Çekin të Njësisë Administrative Pishaj ku po zgjerohet dhe rehabilitohet rruga.
Ja çfarë shkruan bashkia Gramsh për këtë projekt:
Bashkia Gramsh Fshatin Çekin në Njësinë Administrative Pishaj ku rruga po zgjerohet dhe sistemohet me të gjithë përkushtimin dhe mjetet tona.
Prioritet u kemi dhënë atyre zonave, tek të cilat rrugët kanë qenë teje të amortizuara.
Ritmi i punës vazhdon dhe brenda kapaciteteve me mjetet e punës dhe mundësitë ekonomike që strukturat e bashkisë kanë në dispozicion, do mundohemi të plotësojmë kërkesat më të ngutshme dhe të bëjmë më të mirën për secilën zonë.

Loading...
Loading...
Loading...