Loading...

Bashkia Gramsh ka evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti në fshatrat dhe në qytetin e Gramshit. Në krye të grupit të punës kanë qenë dje deputeti Anastas Angjeli dhe kryetari i bashkisë Klodian Taçe.
Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Taçe lidhur me verifikimet në terren:
Ditën e sotme së bashku me deputetin e zonës, prof. Dr Anastas Angjeli, zhvilluam mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë Gramsh.
Pasi verifikuam të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i ditës së djeshme🙏, u shprehem atyre solidaritet dhe mbështetjen 🤝e pa kursyer nga institucionet lokale dhe ato qendrore.
Bashkia Gramsh garanton të gjitha ato familje që u preken nga ky fenomen natyror se çdo rast i verifikuar, do shihet me seriozitet dhe në bashkëpunim me institucionet dhe palët e treta, do mundohemi të ofrojmë një zgjidhje sa më të mirë për tu qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

Loading...
Loading...
Loading...