Loading...

Një ndër shqetësimet kryesore të bashkisë Gramsh është fusha e plehrave.
Për këtë qëllim u zhvillua takimi i radhës për hartimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane. Specialistët dhanë mendimet e tyre, ndërkohë që ekziston edhe një projekt që pritet të finalizohet së shpejti.
Ja çfarë shkruan Bashkia Gramsh lidhur me këtë shqetësim:
Në ambientet e Bashkisë Gramsh, u zhvillua sot, takimi i rradhës për hartimin e Planit Vendor për Menaxhimin e Mbetjeve në kuadër të projektit “Bashkitë e Forta”. Në takim ishte edhe kryetari i bashkisë Gramsh z.Klodian Taçe, i cili shprehu problematikat aktuale lidhur me mjedisin dhe mbetjet si dhe renditi objektivat dhe planet e bashkisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Gjatë takimit u diskutuan sfidat e bashkisë Gramsh në këtë fushë dhe u dhanë disa sygjerime nga ekspertë të fushës.
Grupi i punës për hartimin e Planit Vendor për Menaxhimin e Mbetjeve po punon dhe shpresojmë ta finalizojmë planin brenda këtij viti.

Loading...
Loading...
Loading...