Loading...

Bashkia Gramsh njofton të gjithë të rinjtë e moshës nga 15-25 vjeç që të marrin pjesë në konkursin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Sipas organizatorëve, të rinjtë mund të dërgojnë një video të thjeshtë që të përcjellë mesazhe të tolerancës fetare, dialogut ndërfetar etj.
Fituesit do të shpërblehen me çmime që variojnë nga 100 dri në 300 Euro.

Ja njoftimi i bashkisë Gramsh:
Njoftojmë të gjithë të rinjtë e moshës 15-25 vjeç të marrin pjesë në konkursin e videove, të hapur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Për t’u bërë pjesë e konkursit mjafton të dërgoni një video të thjeshtë, nëpërmjet të cilës të transmetoni mesazhe që dëshmojnë dhe nxisin lirinë fetare, tolerancën dhe dialogun ndërfetar, si vlera themelore të shoqërisë shqiptare.
Nga ky konkurs do të përzgjidhen 6 videot më të mira, të cilat do të jenë fituese të cmimeve prej 100 € – 3 fitues (Cmimi 3të), 200 € – 2 fitues (Cmimi 2të) dhe 300 € – 1 fitues (Cmimi 1rë).
Nxitoni të aplikoni, edhe pak kohë ka mbetur. ⏳

Loading...
Loading...
Loading...