Loading...

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e qershorit, dhe dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve pa afat, ka shkaktuar një sërë reagimesh.

Një ndër personat e afërt me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova Baton Haxhiu, me anë të një analize të publikuar në medien që ai drejton, ka treguar argumentet që pse sipast tij, Kuvendi duhet të shkarkojë Presidentin Meta.

Ndërsa rreshton argumentet e tij, Haxhiu akuzon 3 ish-ministra të rëndësishëm të Ramës, që sipas tij janë bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta. Sipas Haxhiut, Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetajt, janë 3 -ish anëtarët e kabinetit Rama, që janë bashkëpunëtorë të Berishës.

“Shqipëria për pothuajse 30 vite nuk ka arritur të prodhojë një klimë normale elektorale dhe një ambient të favorshëm demokratik. Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së, si Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj. Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura”, shkruan Haxhiu.

Ai shkon më tej, kur akuzon ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se i ka shkruajtur letër Metës me vulë sekrete kur kishte humbur detyrën, kundër Ramës dhe Cakajt.

“Në fakt, vetë Bushati kur kishte humbur detyrën kishte dërguar një letër në Presidencë tek Meta, me vulë sekrete, kundër Ramës dhe Cakajt duke gënjyer me paturpësi. I njëjti ka vazhduar të flasë me pezëm e mëri kundër Ramës e Cakajt në vizitën e tij të fundit në Vjenë në kuadër të angazhimeve të tij në OSBE”,- shkruan Haxhiu. .

Sipas tij, “Pikërisht ngaqë tashmë është krijuar një rreth kundërshtarësh politikë të cilët më nuk zgjedhin mjete për t’ia gërryer Ramës terrenin politik ngadalë, por sigurt. Në këtë situatë, Rama assesi nuk duhet të përgjigjet duke bërë makinacione politike ndaj këtyre njerëzve. Në fakt, Rama thjesht duhet të bëjë veprimin më dinjitoz kombëtar në kuadër të rrethanave aktuale: shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Shqipërisë”.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi të hënën arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.http://korrieri.com.al

Loading...
loading...
Loading...