Është mesi i verës dhe ora shënon 15.20. Por qyteti është errësuar dhe ndërmarrja është e detyruar të ndezë dritat për ndriçim.

Pasi qëndroi i “rrethuar” nga re të zeza për minuta të tërë, në Elbasan kanë nisur re të dendura shiu. Re që kanë mbërritur si nga lindja, veriu dhe perëndimi. Janë bashkuar për tu shkakruar mbi qytet.

E për pasojë Elbasani nxin sikur të jetë muzg mbrëmje.

Edhe qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve pothuaj është ndalur.