Loading...
Loading...

 

Sektori kundër krimit- ekonomik dhe financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka kryer kontrolle të befasishme këto ditë në disa subjekte që vepronin në zonën e Belshit. Sipas burimeve, kjo zyrë kishte informacion se disa subjekte dhe njësi tregtare kryenin tregëti të paligjshme deri në falsifikim të markave dhe produkteve ushqimorë.

Kontrollet u shtrinë, jo vetëm në Belsh, por edhe në fshatra të tjerë të Dumresë. Dhe nga këto kontrolle rezultoi se disa subjekte kanë abuzuar duke prodhuar ilegalisht mallra dhe produkte të ndryshme.

Për këto subjekte u aplikuan masa ligjore dhe për pronarët edhe procedim penal.

Ndërkohë grupe të tjera kontrolli nga policia dhe tatim-taksa ia kanë bëhur në zonë. Objekt i kontrollit janë edhe tregtimi i fishekzareve.

Loading...