Loading...

BELSH- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. R.Z, 37-vjeç banues në Belsh ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan me 2 vite burg për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Ndalimi i tij u bë në sajë të bashkëpunimit të drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan me shërbimet e Policisë Belsh.

Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...