Loading...

Lajm i mirë për banorët e 5 fshatrave në Belsh. Nga njëherë ujë që merrnin në 48 orë, tashmë në rubinetat e çezmave të tyre do të ketë ujë çdo ditë. Të paktën kështu deklaron bashkia Belsh e cila njofton se sapo ka përfunduar investimi në zëvendësimin e tubave të ujësjellësit që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të fshatrave Stanaj, Merhojë, Çepë, Hardhi dhe Fierzë.
Ja çfarë shkruan bashkia Belsh:
Ashtu siç kishim premtuar, ka përfunduar puna për zëvëndësimin e linjës Belsh- Depo Çepë e cila i shërben 5 fshatrave Stanaj, Merhojë, Çepë, Hardhi dhe Fierzë.
Me përfundimin e këtij investimi, që prej një jave fshatrat Hardhi dhe Fierzë po furnizohen çdo ditë,nga një herë në 48 orë që merrnin deri para pak ditësh dhe tani marrin fund vuajtjet e banorëve të këtyre fshatrave përsa i përket një nevoje bazike siç është furnizimi me ujë të pijshëm. Ne i mbajmë premtimet!

Loading...
Loading...
Loading...