Loading...

Në kuadër të ditës së turizmit, për të katërtin vit rradhazi në Belsh eshtë hapur festivali mbarëkombëtar folkflorik “Liqenet e Dumresë”.

Festivali u organizua për dy netë radhazi në pedonalen e qytetit të Belshit. Në këtë eveniment kulturor ishin të ftuar grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.

Festivali solli grupet më të mira të trevave shqiptare, ndërsa organizimi kulturor u mbështet nga Bashkia Belsh dhe këshilli i Qarkut Elbasan. Edhe këtë vit prezantimi iu besua moderatores me eksperience, Silvana Braçe, e cila u shpreh se Belshi e meriton të jetë vendi mikpritës i grupeve Folkflorike mbarëkombëtare.

Duke marrë si dhuratë një buqetë me lule nga artistët pjesëmarrës, kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani, pohoi se ky qytet ka privilegjin më të madh të mirëpresë çdo turist vendas apo të huaj, që të shijojë nga afër bukuritë e rralla të Dumresë. Prezenca e artistëve në këtë festival është një tjetër promovim për zonën e Dumresë.

Deputeti i zonës, Musa Ulqini dhe nënkryetari i Qarkut Elbasan, Lutfi Lala, përshëndetën të pranishmit dhe artistët për atmosferën e krijuar dhe vlerat folklorike të përcjella.

Për dy netë me radhë pedonalja e qytetit të Belshit gumëzhinte nga qytetarët dhe vizitorët e shumtë që ndoqën nga afër këtë event kulturor.

 

Loading...
Loading...
Loading...