Loading...

 

Një grua nga fshatrat e Belshit ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Elbasanit pas pickimit nga grerëza.
E.H 37 vjeçe me banim në fshatin Rrasë u shtrua në urgjencën spitalore pas komplikacioneve që kishte nga pickimi i grerëzës.
Sulmi nga grerëza ka ndodhur kur ajo ishte në kasollen e bagëtive. Gruaja duket se ka ngacmuar padashje një fole grerëzash të cilat e kanë sulmuar.
Por edhe pse është përpjekur që të largojë thumbin gjendja e saj është përkeqësuar.
Burime familjare bënë me dije se 37 vjeçarja rreth 10-15 minuta pas pickimit ka pasur marrje mendësh, kruarje, djersitje e madje dhe humbje të ekuilibrit dhe memories.
Ajo është nisur menjëherë drejt qendrës spitalore Elbasan dhe i është nënshtruar mjekimit kundra helmeve të insekteve dhe me antihistaminikë.
Sipas mjekëve në raste të veçanta pickimi nga insektet shoqërohet me alergji të forta të organizmit dhe pacientët mund të humbin edhe jetën nëse nuk i nënshtrohen mjekimit.
Dhe në rastin konkret pacientja 37 vjeçare duket se ka alergji nga pickimet dhe nëse nuk do ishte paraqitur në spital mund të rrezikonte me jetën.

Loading...
Loading...
Loading...