Loading...

Reforma në arsim ka bërë që disa shkolla të mbyllen në fshatra të ndryshëm të qarkut të Elbasanit.
E tillë është edhe shkolla e fshatit Turbull në Belsh e cila nuk i ka çelur asnjëherë dyert e saj që kur është ndërtuar. Për ndërtimin e saj u shpenzuan miliona lekë.
Shkak për mos hapjen e shkollës është bërë numri i vogël i nxënësve dhe sipas ligjit të ri të reformës në arsim nëse nuk plotësohet numri shkollat nuk mund të hapen.
Fëmijët e këtij fshati shkojnë në fshatin fqinjë për të marrë mësim.
U mendua që një klasë e kësaj shkolle të shërbente si kopsht. Por edhe numri i fëmijëve për kopsht nuk u mbush.
Kështu godina është e rrethuar nga bari e shkurret dhe askush nuk kujdeset për atë.
Banorët kërkojnë që shkolla të rihapet dhe të funksionojë me klasa kolektive pasi fëmijët e kanë larg shkollën ku shkojnë për të mësuar. Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Aktualisht ka një përpjekje nga bashkia e Belshit për ta kthyer atë në funksionale, qoftë si kopsht, qoftë edhe për qëllime të tjera në dobi të komunitetit.

Loading...
Loading...
Loading...