Loading...
Loading...

 

Një qytetari nga Belshi i ka rënë telebingo sot. Në fakt ka qenë vërtet një pikë llotosh. Qytetari po kalonte aty pranë kur ka parë disa njerëz që bënin pazare me televizorë në një lokal. Është afruar dhe ka mësuar se ata shiteshin nga pronari i pikës.

Dhe jo televizorë dosido por nga 40 e 50 polësh ndoshta edhe më të mëdhenj se kaq.

Është interesuar për çmimin dhe është tunduar kur ka mësuar vlerën e tyre. Në fillim pronari i ka thënë se e shiste një Samsung 40 polësh për 100 mijë lekë të vjetra. Por qytetari nuk kishte aq lekë në xhep. Dhe i ka bërë ofertën e vet. I ka thënë se kishte vetëm 65 mijë lekë të vjetra. “Hajt ta gëzosh!” ka thënë pronari. Dhe ai ka fituar kështu një televizor që kushtonte ndoshta 10 herë më shumë. Ai ia ka treguar këtë fakt gazetarit tonë që ndodhej aty atë çast.

Këto ditë pikat e basteve dhe llotot në Elbasan po i shesin televizorët për një “kore buk”.

Loading...