Loading...

Edhe Qarku Elbasan ka regjistruar rreth 113 banesa apo objekte të tjera të dëmtuara nga tërmeti i djeshëm.
Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në disa prej familjeve banesat e të cilave janë dëmtuar dje.
Në Bashkinë Belsh janë raportuar më shumë banesa me dëmtime. Sias Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime në këtë bashki.
I gjendur në një prej familjeve të prekura nga tërmeti Taulant Balla u shpreh: “Jemi të gjithë në terren për t’ju gjendur pranë familjeve, banesat e të cilave janë prekur nga tërmeti i djeshëm. Kryesisht banesat e dëmtuara janë ndërtime të vjetra, sepse në ndërtimet e reja nuk janë raportuar deri më tani dëme. Duhet të kuptojmë që goditjet e djeshme ishin të forta 5.8 shkalla Rihter herë 1.37 shkon afërsiaht 7.9 ballë. Shumë pranë Shqipërisë pak vite më parë një tërmet i ngjashëm pati pasoja katastofike. Por të gjithë e dimë që tërmetet janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme. Reagimi pas tyre është në dorën tonë. Pas panikut të parë, Shqipëria është e gjitha solidare për ta kaluar këtë situatë. Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”.

Loading...
Loading...
Loading...