Loading...

Belshi do të prezantohet me dy filmat e tij. Njëri është dokumentar dhe tjetri një fiction i realizuar nga regjisori Rigers Plaka.
Nga data 15 deri më 21 qershor në qendër të qytetit të Belshit do të zhvillohet aktiviteti i madh artistik OPEN CINEMA 2019. Aktiviteti disa ditor do të nisë në orën 20.00 dhe do të vazhdojë deri pas mesnate rreth orës 01.00.
Në këtë aktivitet kulturor do të shfaqen filmat e fundit nga vendi dhe bota.
Jo vetëm qytetarët e Belshit, por edhe fshatrat përreth do të kenë mundësi të përjetojnë magjinë e ekranit të madh.
Vitet e fundit Belshi është kthyer në atraksion turistik ndaj ky aktivitet i shërben më shumë strategjisë së bashkisë për të tërhequr turistë.
Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Arif Tafani dhe Qendrës Kulturore të Bashkisë Belsh.

Loading...
loading...
Loading...