Loading...

New-Day-Front-Pages

Mediet e mëdha britanike kanë bllokuar faqet e para me një lajm aspak të zakontë. Një nënë, e cila u ribashkua me djalin e saj, të cilin e kishte dhënë për adoptim përpara 30 vitesh, thotë se tani kanë rënë në dashuri, madje po tentojnë të bëjnë një fëmijë bashkë.

Kim West, 51 vjeçe është në një lidhje me djalin e saj biologjik, Ben Ford, 32 vjeç.

Ajo e dha djalin e saj për adoptim vetëm një javë pasi e kishte lindur.

Por tashmë prej dy vitesh janë në një lidhje.

Ata thonë se mes tyre ka një Tërheqje Gjenetike Seksuale, një term që përdoret për të afërmit që ndjejnë tërheqje seksuale për njëri-tjetrin kur takohen si të rritur.

Ben, që jetonte në SHBA, u takua me mamanë e tij në vitin 2013. Ai ishte ndarë nga e shoqja, Victoria pas dy viteve martesë.

“Ky nuk është incest. Është Tërheqje Gjenetike Seksuale. Ne jemi bërë për të qenë bashkë,” tha mamaja e Ben.

“Është një shans që të jepet njëherë në jetë dhe nuk duam ta humbasim”.

“E di që njerëzit mendojnë se kjo është e shpifur, por ne jemi të dashuruar dhe kur je i dashuruar, je gati të luftosh”.

s,mx-3

Loading...
Loading...
Loading...