Loading...

Një skandal ka plasur së fundmi në futbollin paraguaian dhe protagonist është trajneri i klubit të Libertadit, Leonel Zuleta.

Tekniku kishte fituar Kupën “Libertadores” në sezonin e parë me skuadrën, por një raport jashtëmartesor me dy nga bashkëshortet e futbollistëve që stërviste, ka bërë që në Paraguai të shpërthejë një rast i paprecedent mediatik.

Edgar Benitez dhe Serxhio Akuino janë dy futbollistët të cilët janë tradhtuar nga bashkëshortet pikërisht me trajnerin e tyre.

Por, nuk mbyllet këtu, pasi trajneri Leonel Zuleta përflitet edhe për një raport të tretë me gruan e një drejtuesi të lartë të klubit të Libertadit.

Kaq ka mjaftuar që presidenti i klubit ta shkarkojë menjëherë nga detyra trajnerin qejfli.

Loading...
loading...
Loading...