Loading...

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare. Një automjet ka dalë jashtë kontrollit të drejtuesit dhe ka hyrë në brendësi të qendrës duke lënë 9 të plagosur përfshi edhe vetë shoferin.

Ngjarja ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku mjeti ka hyrë në qendrën tregtare duke plagosur 8persona që ndodheshin brenda. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesit i mjetit.

Nga sa bëhet me dije, mjeti ka qenë në zonën e parkimit para qendrës tregtare, por hutimi i drejtuesit të mjetit ka shkaktuar edhe aksidentin. Shoferi në momentin e parkimit, ka ngatërruar pedalin e frenës me atë të gazit dhe për pasojë ka hyrë në brendësi të godinës.

Pasi ka thyer derën e xhamit, mjeti ka përfunduar në brendësi e fatmirësisht ka ngecur në shkallët lëvizëse pasi pasojat mund të ishin më fatale.

Policia lokale e Hamburgut po heton në mënyrë që të zbardhë të plotë dinamikën e ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...