Loading...

Pasi theu pjatat në Top Channel, Renato Mekolli do të shfaqet krah një bionde dhe një brune

Pak javë më parë, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli lajmëroi se në tetor të këtij viti do të nis sezoni i dytë i reality shoët të njohur ‘Hell’s Kitchen’.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, Renato ka zbuluar një surprizë në lidhje me sezonin e dytë.

Përmes një postimi në Instastory, shefi i kuzhinës ka treguar se do të ketë në krahë dy asistente, një brune dhe një bjonde, të cilat ende nuk janë zbuluar për publikun.

‘Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në ‘Hell’s Kitchen 2’, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme’, shkruan Renato.

Kujtojmë që sezoni i parë i emisionit u diskutua shumë për shkak të sjelljes së Renatos ndaj konkurrentëve, si për shembull thyerja e pjatave.

 

Loading...
Loading...
Loading...