Loading...

Një vajzë e cila njihet gjerësisht për përpjekjet e shumta që ka bërë për t’i ngjarë aktores Angelina Jolie, raportohet të jetë vënë në pranga.

Sipas autoriteteve iraniane, 22-vjeçarja akuzohet për një sërë veprash penale.

E reja, e njohur si Sahar Tabar, thuhet të ketë bërë një numër të madh operacionesh për t’u dukur ashtu siç duket sot, por gjithsesi ajo ka treguar disa herë që pamja e saj e frikshme ishte rezultat i grimit dhe editimit.

Në të shkuarën Tabar-it i janë referuar edhe si versioni ‘zombie’ i Jolie, për shkak të ngjyrës së zbehtë që ka në fytyrë dhe hijeve të errëta që ka nën sy.

Sipas BBC News, 22-vjeçarja është vënë në pranga pasi disa qytetarë janë ankuar për të.

Nuk dihet ende se kur është arrestuar saktësisht Sahar-i, por ajo akuzohet për blasfemi, nxitje të dhunës, marrje të paligjshme të pronave, fyerje për kodin e veshjes së vendit dhe inkurajimin e të rinjve për të bërë korrupsion.

Sahar është njëra nga shumë ‘influencues’ që janë akuzuar për shkelje të ligjit në Iran.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...