Loading...

Vrasja e ish-ministrit kosovar të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi në shtator të 1997-ës, është ende një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të ktheje edhe një herë në vëmendje këtë histori.

Në një intervistë për T7, Berisha ka bërë përgjegjës ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosin, për këtë vrasje.

Berisha është shprehur se 24 orë përpara vrasjes, Krasniqit dhe rojeve të tij i kanë marrë armët.

Sipas ish-kryeministrit, ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore.

Lideri historik i PD tha më tej se prokurorët e asaj kohe qenë besnikë të PS, prandaj nuk u zbardh asnjëherë si vrasje.

Berisha shtoi më tej, se oficerët e SHIK që ishin aty në momentin e ekzekutimit dihen me emra.

Berisha u shpreh:

E kam njohur dhe ruaj për të kujtimet më të mirë e më të madh. Ka qenë një burrë i rrallë fisnik. Ka ardhur në zyrën time, një herë me Bujar Bukoshin, pastaj vetëm, me kërkesën që të bashkëpunoja. Ishte burrë fisnik. ShIK-u shqiptar dhe Fatos Klosi, autori kryesor i vrasjes. Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ahmet Krasniqi, 24 orë para, i marrin atij dhe rojeve, armët. E çarmatosin për të ekzekutuar. Në momentin e vrasjes ka qenë dy oficerë të SHIK-ut, nuk kanë qëlluar por e kanë mbajtur për ta vrarë. 1 ose 2 të maskuar kanë qëlluar mbi. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore e qeverisë shqiptare. Vrasje në pabesinë mët ëmadhe, në besën e tyre. Autori kryesor është Fatos Klosi, që në qeverinë time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk është zbardhur kurrë? Sepse për fatin e keq të Shqipërisë prokurorët qëlluan qenë besnikë të PS. Kjo është vetmja arsye. Kur u bëra kryeministër jam përpjekur shumë. Nëse bëhet një hetim serioz del se është autori është Fatos Klosi. Dihen me emra oficerët e SHIK që kanë qenë aty.

Loading...
loading...
Loading...