Loading...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që thotë se një kandidat i përfolur për bashkinë e Kuçovës ka tentuar vetëvrasjen. Sipas Berishës, personi në fjalë i kishte paguar 150 mijë euro deputetes së PS, Ermonela Felaj.

Qytetari dixhital shkruan se veprimi i këtij personi ka ardhur pasi është zhgënjyer dhe nuk e kanë kandiduar për bashkinë e Kuçovës.

POSTIMI I BERISHËS
Drejt vetëvrasjes kandidati tre orësh i PS për bashkinë e Kuçovës!

Kishte paguar 150 mijë euro ndrikull Felajt!
Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb
Përshëndetje Doktor. Dua t’ju informoj për një ngjarje që ka ndodhur në Kuçovë, dy kandidatë për kryetar bashkie të këtij rrethi, kanë paguar tek Ermonela Felaj nga 150 mijë euro për t’i përzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu Shehu, para dy ditësh tentoi vetëvrasjen në liqenin e Gorajt rrethi Kuçovë, nga zhgënjimi që mori nga Ermonela Felaj ku humbi dhe 150 mijë euro sepse emrin ia vuri vetëm për dy orë sa u tha në media dhe pastaj ndryshoji me përzgjedhjen e kandidatit tjetër ushtarit më të besuar Kreshnik Hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mijë euro. Informacion i sigurt nga burime të sigurta brenda njerëzve të afërt. Të lutem publikoje. Gjithë të mirat.

Loading...
loading...
loading...
Loading...