Besimtarët e Cërriku, së bashku për iftar

348

Nga Besim Dybeli

Besimtarët e qytetit të Cërrikut , kanë gjetur mundësinë për të kaluar bashkë një iftar. Mbledhur në një nga lokalet më në zë të qytetit , rreth 200 besimtarë myslimanë dhe që agjërojnë , për rreth një orë , kanë kaluar nën shoqërinë dhe respektin e njëri-tjetrit iftarin .

Përveç darkimit , pas agjërimit edhe në një ditë të nxehtë qershori , mes tyre janë shkëmbyer biseda ditore rreth sfidave agjëruese , punëve të ditës , riteve të faljes e harmonisë me secilin besimtar e pjesës tjetër të shoqërisë. – “Islami , besimi që na bashkon” , – ka qenë dhe lajtmotivi i këtij iftari. Dy imamët e këtij qyteti , Cili dhe Sula , ulur në një tavolinë, kanë prezantuar me qëndrimin e tyre  shembullin e bashkimit , mirësjelljes , respektit e vlerave të përbashkëta qytetare , si dhe të vëllazërisë.

Inicuesit e këtij iftari kanë falenderuar besimtarët , të cilët u janë përgjigjur ftesave të tyre për të kaluar këtë iftar bashkë. Sipas fjalës së tyre përshëndetëse , të gjithë ishin djem të këtij qyteti , të ri në moshë , dhe se i karakterizonte toleranca , harmonia dhe dashuria për njëri-tjetrin e mbi të gjitha për Krijuesin e Gjithësisë.

Organizatorët theksuan mes të tjerash se “ besimtarët myslimanë të Cërrikut , përkundër lakimeve pa nota dashamirësie , kanë treguar dhe tregojnë së janë e mbeten bashkë , se respektojnë vlerat qytetare e adhurojnë Allahun e Lartmadhërieshëm”.

Sipas tyre , ata që u fryjnë “erërave” të ekstremizmit fetar në këtë qytet , nuk bëjnë gjë tjetër , veçse abuzojnë në kurriz të besimtarëve myslimanë duke sajuar gjithëlloj akuzash për përfitime projektesh , që nuk i përgjigjen realitetit. Mesazhi i këtij iftari ishte ai paqes mes njerëzve , harmonisë , dashurisë e tolerancës së shumicës sikurse i kontributeve të përbashkëta në drejtim të zhvillimit të qytetit në të gjitha aspektet e jetës.

Të gjithë besimtarët kanë mbështetur propozimin se festën e Fitër Bajramit , ta falin të gjithë së bashku në fushën e sportit , nëse autoritetet vendore do t’i jepnin një “OK” , kërkesës së tyre.