Loading...

 

 bajrami-ne-shesh

Një grup besimtarësh myslimanë janë shprehur kundër ndryshimit të Kodit të Familjes pjesë përbërëse e refomës në drejtësi. Sipas tyre ky kod po bëhet në fshehtësi. 

 

Reagimi i plotë:

Ne, një grup besimtarësh myslimanë të Shqipërisë, të shqetësuar nga tentativa e fshehtë për të përfshirë në “Reformën në Drejtësi” edhe ndryshime kushtetuese që nuk kanë të bëjnë aspak me frymën e kësaj reforme, por kanë si qëllim krijimin e një argumenti të pakundërshtueshëm për ndryshimin e nocionit të familjes në Kodin e Familjes, pa përfaqësim nga institucionet që do të duhej të përfaqësonin zërin dhe pikëpamjen e përgjithshme të myslimanëve të Shqipërisë lidhur me këtë çështje,  duke iu bashkuar zërave të arsyeshëm si ato të Kishës Katolike, disa politikanëve, mendimtarëve dhe aktivistëve në mbrojtje të institucionit të familjes tradicionale si e vetmja formë që garanton vazhdimësinë dhe mirëqenien e shoqërisë njerëzore, deklarojmë sa më poshtë vijon:

Propozimi për ndryshimin e nenit 18 të pjesës së dytë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për mosdiskriminimin, duke shtuar fjalët “orientim seksual”, ka si qëllim të shpallë si antikushtetues Kodin e Familjes dhe të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini, të krijojë një bazë kushtetuese të pakundërshtueshme për këto ndryshime, bazë e cila nuk është parë e nevojshme të përfshihet në asnjë kushtetutë të një vendi të lirë e demokratik, përjashtuar kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky propozim përbën një tentativë të rëndë për rrëzimin e nocionit të familjes tradicionale, nocion ky tërësisht i përputhshëm me, dhe i pranueshëm në, mjedisin etnik, shpirtëror dhe social të Shqipërisë.

Ashtu si në çdo kushtetutë të një vendi të lirë dhe demokratik, klauzolat për garantimin e barazisë para ligjit dhe mbrojtjen për cilësi të tilla si ngjyra, etnia, feja dhe statusi shoqëror janë më se të mjaftueshme për të siguruar paprekshmërinë dhe padënueshmërinë e gjithkujt, derisa ai të dalë përpara një jurie, të njihet me provat pro dhe kundër, të ketë të drejtën e një mbrojtjeje ligjore dhe të një kompensimi të drejtë.

Përderisa Kushtetuta e Rebublikës së Shqipërisë, në frymë dhe në gërmë, nuk kërkon diskriminimin mbi bazën e seksit, mbrojtja nga diskriminimi seksual mund të realizohet përmes ligjit, njësoj si të gjitha praktikat më liberale të botës lirë dhe demokratike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk krijon asnjë hapësirë për favorizim apo diskriminim mbi bazën e kategorive sociale, etnike, fetare, politike apo seksuale.

Ky propozim për ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës që po futet në paketën e propozimeve për “Reformën në Drejtësi” nuk ka asnjë lidhje me këtë reformë dhe nuk po ndjek asnjë nga praktikat e botës së lirë dhe demokratike që për çështje të tilla madhore, të cilat prekin nocione themelore, ia lënë sovranit të shprehet pro ose kundër tij përmes referendumit, siç ka ndodhur në rastet e Kroacisë dhe Irlandës.

Qëllimshmëria e kësaj nisme për ndryshime kushtetuese bëhet akoma më e qartë kur paralelisht me të zhvillohet një fushatë ekstreme mediatike që synon të promovojë dhe normalizojë perceptimin mbi familjen homoseksuale përmes spotesh publicitare që konsumojnë shkelje të rënda të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, kur promovojnë kryerjen e akteve të ndaluara dhe të dënueshme, si adoptimi i fëmijëve nga çifte të të njëjtës gjini.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të përfshira në diskutimet për “Reformën në Drejtësi”, partive politike, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, grupeve të ekspertëve dhe palëve të tjera të lidhura të mos përfshijnë në këtë paketë propozimesh ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe t’ia lënë sovranit të shprehet përmes referendumit për këtë çështje.

Njëkohësisht, jemi kundër imponimit të dhunshëm ndaj kuadrit kushtetues të një pikëpamjeje ekstreme të pambështetur dhe të pandeshur në asnjë paradigmë kushtetuese perëndimore lidhur me çështje themelore si kjo e përkufizimit të familjes. Këto ndryshime bien ndesh me moralin, vlerat shpirtërore dhe mjedisin social shqiptar, si dhe kanë për qëllim të ndryshojnë moralin shoqëror përmes ligjit, duke e bërë ligjin burim të moralit, ndërkohë që e anasjella është e vlefshme: morali shoqëror është burim i të drejtës.

Gjithashtu dënojmë mugesën e prononcimit publik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizatave dhe drejtuesve të veprimtarive fetare islame në vend përballë një propozimi të tillë, të cilët me heshtjen e tyre kanë dështuar t’i dalin në mbrojtje institucionit të familjes sipas parimeve tradicionale.

Nënshkruesit:

Vehap Kola

Gerdi Demneri

Klodiana Smajlaj

Durim Kodra

Esmere Kola

Klodjana Malushaj

Ergi Bardhi

Albi Bardhi

Melisa Harusha

Sabina Tufa

Pranvera Kasamaj

Kastriot Qema

Jetmir Korbi

Anisa Smajlaj

Eltjon Kuptrija

Besmir Gëziqi

Fluturim Nela

Desantila Cengu

Sajmir Hurdha

Endrit Nasufi

Dhurata Nasufi

Brixhida Muça

Gentjan Masha

Ermira Muça

Alket Bllaci

Klodiana Bllaci

Ervin Metani

Sonila Mujo

Ermilis Muça

Edmond Hidri

Florjana Kondaj

Arben Kondaj

Anila Alla

Agron Nasufi

Fatbardha Nasufi

Dritan Bekteshi

Lubjana Bekteshi

Lutfie Mulleti

Selman Mulleti

Allaman Mulleti

Pranvera Mulleti

Qerim Masha

Gentjan Shehi

Hasan Shehi

Marsida Shehi

Florian Bogdani

Adnand Hoxhalli

Sabri Hidri

Arben Hidri

Rudina Hidri

Liri Naci

Gezim Mulleti

Adriatik Cakalli

Zamira Cakalli

Altin Veisllari

Ilber Puci

Ilirjan Hajno

Merita Hajno

Safet Hoxha

Diana Syla

Juliana Qiriaqi

Vjollca Muça

Lutfije Muça

Afrim Bilali

Genc Çurgu

Ermelinda Tarelli

Pranvera Hoshja

Astrit Muça

Xhemile Picari

Krenilda Bushi

Blerta Balliu

Jonida Tusha

Brunilda Roda

Enkel Tusha

Arjana Fida

Sonila Saliaj

Oriona Beka

Esmeralda Bajaziti

Aida Kalamishi

Zija Erkoçaj

Teuta Erkoçaj

Bekim Erkoçaj

Elda Erkoçaj

Bekim Erkoçaj

Izmira Erkoçaj

Kujtim Mejdolli

Halide Mejdolli

Ervis Mejdolli

Aurora Mejdolli

Erald Sula

Edlira Çela

Lirie Mema

Qamil Fejza

Esma Fejza

Hurmet Noka

Neritan Bajaziti

Bujar Abdurrahmani

Marjus Abdurrahmani

Suzana Abdurrahmani

Myhyrie Mece

Hasan Beka

Arben Tusha

Taulant Çela

Muhamed Krasniqi

Blerta Ibrahimi

Nadire Krasniqi

Jasemina Dibra

Gezim Dibra

Mihane Dibra

Adriana Dibra

Kadrije Krasniqi

Lumnije Krasniqi

Fejzullah Krasniqi

Zibushe Krasniqi

Kujtim Krasniqi

Kiti Shabanaj

Fation Biduli

Edlira Shabanaj

Valter Shabanaj

Oltion Shabanaj

Griselda Dajlanaj

Denis Dajlanaj

Armando Dajlanaj

Eriona Xhaferraj

Anjeza Xhaferraj

Anjeza Bonjaxhiu

Ritvana Vathaj

Adnand Ramadhi

Gentjan Fejzullaj

 

Loading...
Loading...
Loading...