Loading...

 

Është betuar ditën e sotme kryebashkiaku i ri i Gramshit, Klodian Taçe. Ndërkohë u konstitua edhe këshilli bashkiak pas betimit të këshilltarëve. Me vota unanime kryetare e këshillit u zgjodh Greta Lena.

Për 4 vitet që shkuan Gramshi u drejtua nga Luljeta Dollani e cila u cilësua si kryetare e suksesshme nga qytetarët dhe forumet drejtuese.

Zgjedhja e Klodian Taçes u bë për ti dhënë një tjetër hov kësaj bashkie e cila përbëhet nga shumë njësi administrative dhe ka një territor të gjërë për të mbuluar.

Gramshi është cilësuar historikisht si bastion i socialistëve.

 

Loading...
Loading...
Loading...