Loading...

Ja postimi i Kastriot Gurrës:

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit te Bashkisë dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Librazhd dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.
BETOHEM

Gati për të vazhduar punët e nisura,me më shumë forcë,pasion dhe këmbëngulje,për Librazhdin që duam.
Faleminderit dhe mirënjohje 11383 votuesve që besuan sërisht tek unë dhe Partia Socialiste.
Mirëkuptim të plotë edhe për ata votues që u shprehën kundër ne fletën e votimit,me punën tonë në vitet që vijnë do ti bindim dhe ata.

Urime për anëtarët e Keshillit Bashkiak që morën detyrënne shenjtë të përfaqësimit të banorëve të Bashkisë Librazhd.
Krenarë për përfaqësuesit e PS,por eshe të koalicionit tonë.

Urime të zgjedhurve në pozicionet drejtuese të Keshillit.
Shumë urime Kryetarit Keshillit Bashkiak z.Shefki BAHITI.

Suksese !

Loading...
Loading...
Loading...