Loading...

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një automjet tip Mercedez Benz është përplasur nga një betoniere, nga ku u lëndua drejtuesi i mjetit.

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se një automjet tip Mercedez Benz është përplasur nga një betoniere, nga ku u lëndua drejtuesi i mjetit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fuqishme ku Benzi ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, por gjatë manovrimit për t’iu shmangur aksidentit, është përplasur edhe me furgon mallrash.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe as identiteti i të plagosurit.

Loading...
Loading...
Loading...