Loading...

Alpinisti shqiptar nga Maqedonia Mefail Guri, i lindur në vitin 1962 humbi jetën gjatë ditës së djeshme në malin Olimp në Greqi. Lajmi për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni.

“Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për t’u ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej.

Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”. Alpinisti dyshohet se pësoi atak kardiak.

Loading...
Loading...
Loading...