Loading...
Loading...

 

Bien orteqe dëbore në malet e Librazhdit. I fundit ka qenë në fshatin Llangë të Njësisë Administrative Steblevë. Kjo ka bërë që të bllokohet aksi rrugor Lunik-Steblevë.

Për fat të mirë orteku nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, shtëpi banimi apo mjete transporti. Por rruga është bllokuar.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një fadromë që po largon sasinë e madhe të dëborës që ka bllokuar rrugën.

Librazhdi dhe Prrenjasi ishin dy bashki që u goditën së tepërmi nga reshjet e dëborës këto ditë. Mjaft fshatra u bllokuan ndërsa procesi mësimor u ndërpre. Probleme ka pasur edhe me energjinë elektrike.

Loading...
loading...
Loading...