Loading...

“Open Cinema” sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm.

Ky event i rëndësishëm edhe këtë sezon të tretë në Belsh solli në vëmendjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vit ishin prodhimet e filmit të animuar shqiptar, të cilat u ndoqën nga moshat e vogla dhe jo vetëm.

I konceptuar si një show kinematografik “Open Cinema” mblodhi para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si aktorë, regjisorë, kineastë etj.

Mbrëmjet magjike të filmit u shoqëruan edhe me këngëtare, që performuan muzikën e njohur shqiptare duke sjellë emocione të bukura për filmin.

Natën e parë kaluan në tapetin e kuq emra të njohur të kinemasë sonë si aktorët Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari, Gentian Hazizaj etj.

Loading...
Loading...
Loading...