Loading...

Ditën e djeshme gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie për reperin Stresi. Ai u arrestua 8 muaj më parë në një hotel në Linzë, gjysmë i zhveshur në krevat.

Momentin kur ka lënë qelinë, reperi e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Stresi ka shkruar:

Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI).”

Ai u prit me makina luksoze me dritat ndezur nga miq e familjarë të cilët shpërthejnë në brohoritma kur e shohin të dalë jashtë.

I veshur sportiv me një çantë në dorë ai përqafohet me gardianët e derës së jashtme të burgut dhe më pas bashkohet me të afërmit që po e prisnin.

Liria i erdhi si një surprizë Stresit pasi sapo kaloi ora 00:00 ai festoi ditëlindjen e tij të 32-të.

https://www.instagram.com/p/BytMuqDHtS5/

https://www.instagram.com/p/BytLbabnFLq/

 

Loading...
Loading...
Loading...