Loading...

Gazetari Blendi Fevziu analizon gjendjen që po kalon shteti shqiptar nisur nga vendimi i opozitës shqiptare që të djegë mandatet e deputetit.

Ai i ftuar në televizionin “ABC News” tregon për problemet që do të ektë në vazhdim kryeministri Edi Rama, por edhe për sfidat e opozitës.

“Imagjinoi kryeministrinë një vendi që shkon në shtete të tjera për takime por që nuk ka opozitën në parlament. Imazhi i vendit në prag të integrimit, ku përgjegjës është kryeministri. Por nëse opozita nuk arrin të krijojë mbështetjen qytetarëve, atëherë rrezikon shumë.

Nuk mendoj se kjo është lëvizje anti-sistem, kjo vjen nga njerëz që nuk kanë qenë pjesë e sistemit.

Tërheqja e opozitës është një lëvizje që të rrëzojë një sistem autoritarist, kurse sipas Ramës për t’iu shmangur reformës më drejtësi.

Ndërkombëtarët – “Reagimi i ndërkombëtareve është i pritshëm, ata do të vazhdojnë ti shtojnë tonet e tyre. Nuk do të jetë çudi që të ndërmarrin ndonjë veprim konkret. Por do të vendosë vetë politika shqiptare.

Ata do të tentojnë ta bllokojnë. Varet nga PD sa sqaruese të jetë, a do të arrijë ta faktojë pretendimet e saj. Nëse ndërkombëtarët do të shikojnë që ka mbështetje qytetare, atëherë do të sugjerojnë për kompromis. Në të kundërt, do të synojnë ta mbyllin.

Kujtojmë UÇK në Maqedoni. Në fillime panë terroriste, por kur e panë që mbështetja ishte shumë e madhe, atëherë nisën ta pranonin atë.

Çelësi janë qytetarët, nëse dot ë arrihet mbështetja e tyre. Rama do të presë të shuhet vrulli dhe entuziazmi, kurse opozita do të përpiqet të ruajë pozitat apo të tërheqë edhe më shumë. Por nuk do të ketë lëvizje të shpejta.”

Loading...
Loading...
Loading...