Loading...

Plotë 123 milionë paund janë fituar nga një blerës i një bilete të Lotarisë Kombëtare në Britaninë e Madhe.

Milioneri me fat zbuloi se ishte fitues i shumës marramendëse mbrëmjen e së martës.

Një zëdhënës i Lotarisë Kombëtare në Britani tha se ky është fituesi i tretë i çmimit më të madh të fituar në të gjithë vendin

Ende nuk dihet me saktësi nëse fituesi është femër apo mashkull, ndërsa të gjithë blerësit këshillohen të kontrollojnë biletat e tyre për të parë nëse kanë fituar.

Andy Carter, këshilltar i fituesve të çmimeve të mëdha në Lotarinë Kombëtare, tha:

Ky vit ka qenë vërtet i pabesueshëm për lojtarët e EuroMillions në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi pasur katër fituesit e çmimeve më të larta deri më tani.
Patrick dhe Frances Connolly nga Irlanda e Veriut fituan 114.9 milionë paund në jackpot, ditën e Vitit të Ri. Ade Goodchild fitoi 72 milion paund në muajin mars dhe një blerës anonim i biletës fitoi 53.2 milion paund në prill”.

Loading...
Loading...
Loading...