Loading...

Policia e Shtetit ka zhvilluar mesditën e sotme  një operacion të koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni nisi në ora 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta.

Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit,  FNSH e Shqiponjat.

Në këtë operacion blic u angazhuan  rreth 1200 punonjës policie në total. U ngritën dhe funksionuan 280 pika kontrolli në gjithë vendin.

Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos vendosjen e rripit të sigurimit. Në total në të gjithë vendin  u vendosen 1495 masa administrative:

Nga këto 950 për mos vendosje te rripit te sigurimit,  si dhe për shkelje të tjera u vendosen 545 masa administrative. Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Loading...
Loading...
Loading...