Loading...

limpus

Bllokohet tregu i shitjes së bagëtive në Gramsh. Shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi është bërë përhapja e sëmundjes së gjedhëve në rajon. Sëmundja njihet me emrin Dermatoza Nodulare e Gjedhit dhe ka prekur të gjitha vendet përreth si Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Bullgarinë, Serbinë etj.

Në këtë kuadër Ministria e Bujqësisë ka lëshuar një urdhëresë ku i kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që në bashkëpunim me policinë e shtetit, të bllokojë tregjet e shitjes së gjësë së gjallë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.

Sot paradite policia dhe specialistët e bujqësisë në Gramsh nuk kanë lejuar që të tregëtohen bagëti në tregun përkatës që zhvillohet çdo të shtunë.

Masa të rrepta janë marrë veçanërisht në bashkitë që janë në kufi me Maqedoninë, Greqinë dhe Kosovën pasi sëmundja mund të kalojë mjaft lehtë me anë të insekteve.

“Lumpy Skin Disease” është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Kjo sëmundje  ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë, ndërsa sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit. Infoelbasani.al

village vet

18

Sëmundja në njerëz:

semundja

Loading...
Loading...
Loading...